Cristiano Ronaldo ka udhëtuar drejtë Portugalisë, përkatësisht në Madeiras aty ku po trajtohet nëna e tij, pas një sulmi që kishte në tru.
Mediat lokale në Portugali kanë raportuar se ajo është e vetëdijshme dhe stabile, ndërsa po i vazhdon ekzaminimet mjekësore për ta përcaktuar gjendjen e saj shëndetësore, shkruan Reporteri.net.
Besohet se Ronaldo nuk do të jetë prezent për Juventusin nesër, në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Milanit, që zhvillohet me fillim nga ora 20:45.
Sipas raportimeve të fundit, thuhet se nëna e Ronaldos, Dolores Aveiro është stabile dhe se po qëndron në kujdes intensiv./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.