Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke punuar me intensitet dhe me përfaqesimin më të lartë të Shtëpisë së Bardhë për të arritur një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Dy nga njerëzit më të afërt të presidentit Donald Trump, ambasadori Grenell dhe shefi i Sigurisë Nacionale O’Brien, dje kanë takuar presidentët Thaçi e Vuçiq, ku pas takimit përmes Tëitter’it, kanë thënë se raportet Kosovë-Serbi janë shumë të rendesishme për administratën e presidentit Trump, shkruan Reporteri.net.
Ndërsa, sot pasdite, Grenell e O’Brien, kanë biseduar edhe kryeministrin Albin Kurti. Këtë e ka bërë të ditur portali i afërt me zv.kryeministrin Haki Abazi, Kallxo.com, lajm ky që erdhi pas raportimit të Express, se kryeministri Kurti kishte refuzuar t’i përgjigjej në telefon O’Brien’it.
Ajo që dihet deri më tani, është se Kurti po refuzon kërkesën amerikane për heqje të taksës ndaj mallërave serbe, pavarësisht presionit edhe nga partneri i koalicionit LDK.
Madje kjo e fundit, përmes zv.kryeministrit Avdullah Hoti e ka kercënuar Kurtin se edhe do të dalë nga koalicioni nëse rrezikohen marrëdhëniet me SHBA’në. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.