×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 700 mijë euro kushton pastrimi i brendshëm i QKUK-së

    Reporteri
    04 Mars 2020 | 7:07

    Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka arritur të finalizojë një tjetër kontratë në fillim të këtij muaji.


    Këtë herë, kontrata ka të bëjë për pastrimin e hapësirave të brendshme të QKUK-së.

    Fillimisht, vlera e parashikuar këtij tenderi ka qenë hiç më pak se 726.000,00 euro, shkruan Indeksonline.

    Bëhet me dije se kohëzgjatja e kësaj kontrate nuk është më shumë se 6 muaj.

    Tutje, bëhet me dije se tenderi i është dhënë operatorit ekonomik “Laguna” Sh.P.K.

    Vlen të përmendim faktin se Indeksonline, ditë më parë ka publikuar një tjetër kontratë që ka të bëjë poashtu me pastrimin e brendshëm të QKUK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!