×
  • Lajme
  • Botë

    Qeveria britanike prezanton planin për t’u mbrojtur nga koronavirusi

    Reporteri
    04 Mars 2020 | 8:36

    Qeveria britanike ka paraparë një skenar më të keq të mundshëm në rast të përhapjes së koronavirusit në vend.


    Sipas një shkrimi të publikuar në BBC, qeveria thotë se një në pestë personat e fuqisë punëtore mund të sëmurët gjatë kulmit të një epidemie të mundshme të koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar.

    Sipas planit, Policia mund të ketë nevojë të përqendrohet vetëm të krimet më të rënda dhe në ruajtjen e rendit publik.

    Ushtria gjithashtu mund të sigurojë mbështetje për shërbimet e urgjencës, nëse është e nevojshme.

    Në masat e parapara, është edhe rritja e orarit të punës së mjekëve, në rast se ka nevojë për këtë si dhe mbyllja e shkollave.

    Numri i të infektuarve nga koronavirusi nga 39, sot ka arritur në 51.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!