×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell zbulon një mysafir “të paftuar” në takimin me Vuçiq

    Reporteri
    04 Mars 2020 | 11:12

    Në takimin në  Shtëpinë e Bardhë, ku morën pjesë i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq, i ftuar gjithashtu ishte edhe dhëndri i Trump, Jared Kushner.


    Presidenti i Serbisë tha në fund të vizitës së tij dy-ditore në Uashington se takimi në Shtëpinë e Bardhë ishte i shkëlqyeshëm, ku ai zhvilloi takim me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Robert O ‘Brian, dhëndrin e Trump, Jared Kushner, dhe të Dërguarin Special të Presidentit për Dialogun Kosovë-Serbi,  Richard Grenell, transmeton Reporteri.net.

    Vuçiq për këtë takim shkroi edhe në llogarinë e tij në Twitter. Siç shkruan gazeta serbe Blic, për këtë takim nuk u njoftua, dhe Kushner u ftua në mbledhje nga Richard Grenell.

    Një burim i kësaj gazete tha se biseda zgjati më shumë se një orë dhe ishte “shumë e suksesshme”.

    Grenell po ashtu ka publikuar pamje nga takimi duke thënë se marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë janë të një rëndësie parësore për administratën e Presidentit amerikan Donald Trump. /Reporteri.net

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!