Reagon sërish presidenti Meta përmes Facebook-ut.
Përmes një postimi në rrjetin social ai u shpreh se e ardhmja e Shqipërisë është vënë në pikëpyetje për të rinjtë.
Ai shkruan se ideatorët e grushtit të shtetit janë projektuesit e shpopullim të Shqipërisë, duke përmendur 400 mijë të larguarit nga vendi.
Meta: E ardhmja e Shqipërisë, më shumë se asnjëherë tjetër është vënë në pikëpyetje veçanërisht për të rinjtë tanë, studentët dhe të sapodiplomuarit. E ardhmja e Shqipërisë, më shumë se asnjëherë tjetër është vënë në pikëpyetje veçanërisht për të rinjtë tanë, studentët dhe të sapodiplomuarit. Ideatorët e grushtit të shtetit janë edhe projektuesit e shpopullimit të Shqipërisë. 400 mijë shqiptarë, kryesisht të rinj, janë larguar nga vendi gjatë viteve të fundit. Ndaj zëri i të rinjve dhe të rejave nuk mund të mungonte në Manifestimin madhështor Mbarëkombëtar për mbrojtjen e Kushtetutës. Duke e falenderuar studenten e shkëlqyer të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, Oneda Skënderi dhe dhjetëra mijëra vajza e djem që morën pjesë në nisjen e Pranverës Kuqezi, po e ndaj sot me ju përshëndetjen e saj në Manifestimin e 2 marsit. PRANVERA KUQEZI NUK DO TË NDALET! NË RADHË TË PARË PËR RININË TONË TË MREKULLUESHME!