×
  • Lajme
  • Lajme

    Komandanti i KFOR-it jep deklaratë të madhe: Kosova në rrugën e duhur drejt NATO-s

    Reporteri
    04 Mars 2020 | 11:29

    Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Michel Risi është duke mbajtur në këto momente një ligjëratë para studentëve të gazetarisë.


    Risi ka folur për të kaluarën, të tashmen dhe sfidat që e presin Kosovën në të ardhmen, shkruan Indeksonline.

    I pyetur për rrugën e Kosovës drejt futjes në NATO, komandanti ka dhënë një përgjigje shpresëdhënëse.

    “Mendoj që Kosova është në rrugën e duhur drejt NATO-s. Institucionet e juaja janë demokratike. Jam i bindur që Kosova është në rrugë të drejt. Normalizimi i raporteve mes Prishtinës e Beogradit është shumë i rëndësishëm dhe po ashtu njohja reciproke e dy shteteve, sepse shumë shtete që janë në NATO ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet”, ka thënë Risi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!