×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi e refuzon për herë të dytë Kurtin, i përgjigjet me “JO” ftesës për takim

    Reporteri
    04 Mars 2020 | 12:40

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pritet ta refuzojë sot për herë të dytë Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.


    Burime të Reporterit përbrenda presidencës kanë bërë më dije se Thaçi do t’i përgjigjet me “JO”  ftesës së Kurtit për takim.

    Arsyeja e refuzimit është se presidenti ka dashur ta takojë Kurtin ditën e sotme, mirëpo nuk ka dashur ta bëjë para raportimit në Kuvend.

    Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, përmes një letre, Kurti e ftoi Thaçin që të koordinohen për politikën e jashtme. Ai i dha tri termine kohore kur mund të takohen.

    Kryeministri Kurti në letrën për Thaçin ka theksuar se prezantimi i Republikës duhet të jetë i njëzëshëm dhe se dallimet duhet të mbesin brenda vendit duke mos ndikuar kur e përfaqësojnë atë.

    Kjo është hera e dytë qe Kurti e fton Thaçin në takim. Herën e parë Thaçi nuk shkoi në takim pasi ishte në udhëtim për në Munich ku mori pjesë në Konferencën për Siguri./Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!