Kryeparlamentarja Vjosa Osmani i është përgjigjur presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me kërkesën e sotme për seancë.
Osmani në letrën e saj drejtuar presidentit të Kosovës ka thënë se kërkesa për seancë do të duhej të bëhej më herët, çka e pamundëson mbajtjen e saj sot, shkruan Reporteri.net.
Tutje Osmani ka thënë se kjo seancë nuk do të mund të ndodh para datës 9 mars, për shkak të angazhimeve në Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndërkohë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se nëse sot i pamundësohet raportimi në Kuvend për takimet që ai kishte gjatë vizitës në Washington do t’i drejtohet popullit përmes një konference për media.
Ai ka thënë se duhet të ketë transparencë të plotë dhe se qytetarët duhet ta dinë të vërtetën për atë që ka ndodhur në Uashington, shkruan Reporteri.net.
“Nëse më pamundësohet për të raportuar në Kuvend, atëherë mundësia ime e vetme është t’u drejtohem qytetarëve përmes konferencës për shtyp që të dihet ajo që ka ndodhur në Uashington, sepse jam i interesuar që të ketë transparencë të plotë për këtë proces”, është shprehur Thaçi. /Reporteri.net