×
  • Lajme
  • Lajme

    Anton Quni e pranon se e ka punësuar vëllanë në ministrinë që e drejton

    Reporteri
    04 Mars 2020 | 13:11

    Albert Quni, është punësuar në ministrinë që udhëhiqet nga vëllai i tij, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni.


    Këtë e ka konfirmua për Insajderi, vetë ministri Quni. Ai ka thënë se vëllai i tij është punësuar si shoqërues i tij.

    “Po është e vërtet, është shoqërues. Është në dispozicion 24 orë, është mbrojtje e afërt”, ka thënë shkurt për Insajderin, Quni.

    Ky nuk është punësimi i vetëm familjarë që është bërë në Qeverinë Kurti. Familjarë të tjerë të punësuar, nëpër ministri janë edhe Diellëz Arifi, motra e Atdhe Arifit, aktivistë i Lëvizjes Vetëvendosje.

    Arifi është emëruar asistente e zëvendësministrit të Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi.

    Përvec, Arifit në qeverinë Kurti është rehatuar edhe djali i axhës së deputeti të Vetëvendosjes, Sali Zyba.

    Drilon Zyba është emëruar asistent personal i Ministres së Ekonomisë, Punësimit, Industrisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, ministrja që vije nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Ky nuk është punësimi i vetë i familjarëve të deputeteve të Vetëvendosjes.

    Sami Uka, vëllai i deputetit, Fitim Uka, është emëruar si këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. Edhe ministria e Shëndetësisë drejtohet nga Lëvizja Vetëvendsoje.

    Këtij karvani të emërimeve partiake i bashkëngjitet edhe një i afërm i zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës, Gëzim Sveçla.

    Sveçla është punësuar si shofer i zëvendëskryeministrit të dytë të Qeverisë Kurti, Haki Abazi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!