×
  • Lajme
  • Lajme

    E vrau dhe ia mbuloi trupin me fustan, aktakuzë për vrasjen në Prizren

    Reporteri
    04 Mars 2020 | 14:22

    Gushtin e vitit të kaluar, Prizreni u trondit nga një krim brenda familjes i cili ndodhi në këtë qytet.


    Rreth orës 23:18 minuta, Bajram Velija vrau me 15 plumba gruan tij Armendën. 14 prej këtyre plumbave janë gjetur në trupin e tashmë të ndjerës. Pas gjashtë muajve hetime nga ana e Prokurorisë së Prizrenit, është ngritur aktakuzë rreth rastit. Express ka siguruar aktakuzën dhe në vazhdim iu sjellë deklaratat e të dyshuarit-burrit të viktimës, taksistit e familjarëve. I dyshuari, Bajram Velija, gjendet në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Procesi gjyqësor për të njëjtin pritet që të fillojë së shpejti.

    Mbrëmjen e 6 gushtit të vitit të kaluar Bajram Velija (61 vjeçar) e vrau në mënyrë mizore gruan e tij Armendën (48 vjeçare) me të cilën ishin martuar para gati dhjetë viteve. Gjithë këto vite çifti kishin jetuar në Zvicër, deri në verën e vitit që shkoi, kur erdhën për pushime në Kosovë.

    Por atë natë, 6 gusht, Bajram Velija pati një zënkë me gruan e tij tashmë të ndjerë Armendën. Zënkë kjo e cila përfundoi me vrasjen e Armendës pikërisht nga burri i saj, Bajrami.

    Ky i fundit me 15 plumba shtiu në drejtim të viktimës së saj ku edhe e godet 14 herë në pjesë të ndryshme të trupit duke filluar nga koka, qafa, gjoksi e deri në këmbë. Vrasja ndodhi në lagjen ‘Jeta e Re’, disa metra larg shtëpisë ku jetonin çifti.

    Duke mos i mjaftuar krimi që e kishte kryer i dyshuari, ai nga çanta e viktimës e nxjerrë një fustan dhe e mbulon trupin e saj. Pas këtij veprimi, ai e thërret në telefon motrën e së ndjerës duke i thanë “motrën ta vrava”. Pas telefonatës që i kishte bërë motrës së viktimës, Bajrami tre minuta pasi e kryen vrasjen, e thërret në telefon vëllanë e tij duke i thënë “e kam vra Melen”. (të ndjerën Armenda Aliun, i dyshuari për vrasjen e quante Mele’.

    Me gjithë këto deklarata, Prokuroria Themelore e Prizrenit- Departamenti për Krime të Rënda, me datë dy mars ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Bajram Velija.

    Gazeta  e ka siguruar aktakuzën për rastin në fjalë dhe në vazhdim iu sjellë deklaratat e të dyshuarit-bashkëshortit për vrasjen e Armendës.

    “Unë isha në gjumë. Në një moment erdhi Armenda në shtrat me telefon në dorë dhe telefonin e kishte vendosur mu te fytyra ime, kështu mua më doli gjumi dhe i thash: “pse po ma drejton telefonin kur mund të flasësh në telefon tjetër kund”, ajo mu përgjigj “mall e kam unë me fol me njerëzit e mi”, ka deklaruar para organeve të hetuesisë i dyshuari për vrasjen Armendës, gruas së tij, Bajram Velia.

    Sipas aktakuzës, në atë moment Armenda është ngritur dhe ka dal nga shtëpia.

    I dyshuari për vrasjen thotë se e kishte kërkuar në shtëpi, por nuk e kishte gjetur. Andaj e kishte marrë armën (që thotë se e ka marr për shkak të sigurisë ndaj një fqinji i cili sipas tij kishte probleme mendore)”, dhe ishte nisur për ta kërkuar gruan e tij.

    Pas disa minutave ai e kishte gjetur Armendën e cila në ato momente po e priste një taksi për të shkuar të vajza e saj, në Prishtinë.

    “Oj grua ku po shkon, çka je tu bo ti nuk të ka hije”, janë fjalët e fundit që Bajrami ia kishte thënë gruas të tij Armendës. Pas këtyre ai e kishte nxjerrë armën dhe kishte shtënë 15 herë në trupin e viktimës.

    Më vonë pas vrasjes ai e kishte marrë nga çanta e viktimës një fustan me të cilin e kishte mbuluar trupin e saj.

    Mst: Por çfarë kishte bërë tashmë e ndjera, Armenda atë natë, para se të vritej nga burri i sa?

    Armenda pas zënkës që e kishte pasur me burrin e saj, Bajramin, rreth orës 22:00 e kishte telefonuar njërën nga vajzat ku i kishte thënë se ai e kishte goditur dhe se nuk dëshironte që të qëndronte më aty.

    Kërkesa e vetme e tashmë së ndjerës drejtuar vajzës së saj kishte qenë që t’ia siguronte një taksi me të cilin do të mund të kthehej në Prishtinë.

    Vajza e tashmë së ndjerës ishte nisur drejtë Prizrenit, për ta marrë nënën e saj, por atë nuk arriti që ta gjejë të gjallë.

    E ndërkohë dëshmitari i parë që e kishte parë të ndjerën e shtrirë në tokë kishte qenë punëtori e taksisë të cilën e ndjera po e priste për t’u larguar nga aty.

    “Pas pranimit të informacionit, jam nisur në drejtim të shkollës fillore në distanconin e kam pas me pritë tek do gilindera të hekurta. Kur kam arritur aty, kam pritur disa kohë me ç’rast kam bërë disa lëvizje poshtë-lartë”.

    “Kur kam arritur tek market ‘Ideali’ e kam parë një trup të shtrirë në rrugë, po ashtu e kam parë një person me telefon në dorë”, shpjegon për momentin kur e kishte parë viktimën e shtrirë në tokë, taksisti.

    E me gjithë këto deklarata, aktakuza e përpiluar nga prokurorja e krimeve të rënda, Ervehe Gashi i është dorëzuar Gjykatës.

    Ndërkohë, familja e viktimës po kërkon dënim maksimal për të dyshuarin për këtë vrasje.

    Gjykimi për këtë rast pritet të mbahet së shpejti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!