×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti mbështetës i Bernie Sanders, kundërshtarit më të madh të Trumpit

    Reporteri
    04 Mars 2020 | 14:23

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duket se është një mbështetës i flakët i Kandidatit për President të SHBA-së, Bernie Sanders, i cili është ndër amerikanët e rrallë që promovon ideologji majtiste.


    Por, Kurti dhe Sanders nuk ka vetëm ideologji të njëjtë, por kanë pasur edhe këshilltarin e njëjtë të fushatës. Ai është Arun Chaudhary, i cili punoi në fushatën e fundit të Vetëvendosjes dhe Kurtit si strateg i videokomunikimeve me qytetarët e Kosovës.

    Chaudhary sërish është i përfshirë në fushatën elektorale amerikane, përkatësisht në kampin e Bernie Sanders.

    Madje, Kurti duket se ka edhe komunikim personal me Sanders, meqë vitin e kaluar, ai i kishte uruar Sandersit që të ketë shëndet dhe shërim të shpejt, pas një sëmundje që kishte pasur.

    “Uroj @berniesanders shërim të shpejtë dhe të plotë. Bota ka nevojë për zërin tuaj, qëndro i fortë!”, kishte shkruar Kurti në rrjetin e tij në Twitter.

    Edhe shqiptaro – amerikanët përmes Hary Bajraktarit kanë dalë shumë hapur kundër Bernie Sanders.

    Ditëve të fundit, qeveria e Albin Kurtit, sidomos përkrahësit e Vetëvendosjes kanë shpërndarë lajme dhe postime kundër Presidentit të Amerikës, Donald Trump, i cili po e kërkon arritjen e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!