×
  • Lajme
  • Lajme

    Çka taksa?! – në veri kapen 25 mijë “Ice Tea” të kontrabanduara

    Reporteri
    04 Mars 2020 | 14:56

    Sot oficerët doganor, respektivisht njësit anti-kontrbandë gjatë patrullimeve rutinore në Veri të Mitrovicës kanë kapur një maune e cila kishte sasi të konsiderueshme të pijeve jo-alkoolike mbi 8500 litra.


    Oficerët doganor gjatë patrullimeve kanë vërejtur një maune të parkuar, dyshimet e para se ngarkesa përmbante mallra të kontrabanduara. Pas hapjes së maunës janë gjetur sasi e konsiderueshme e pije joalkoolike në sasi prej – 12 paleta x 90 pako x 24 copë = 25,920 copë x 0.33 ltr gjithsejtë 8,553.60Ltr.

    Mauna dhe sasia e mallrave të kontrabanduara janë konfiskuar po ashtu edhe është hapur rasti për hetime të mëtejme.

    Dogana e Kosovës fton qytetarët që të thërrasin në 0800 50095 për raste të dyshuar të kontrabandës dhe korrupsionit.

    Ndryshe, edhe më herët ishin kapur mijëra produkte që ishin futur me kontrabandë, duke shpërfillur kështu taksën e vendosur ndaj produkteve serbe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!