×
  • Lajme
  • Botë

    Italia i mbyll të gjitha shkollat dhe universitetet shkaku i koronavirusit

    Reporteri
    04 Mars 2020 | 14:57

    Qeveria italiane ka marrë vendim që t’i mbyllë të gjitha shkollat dhe universitetet në vend për dy javë si masë për parandalimin e përhapjes së mëtejme të koronavirusit.


    Agjencia italiane e lajmeve, ANSA, raportoi se ky vendim u mor gjatë takimit të kryeministrit Giuseppe Conte, me kabinetin e ministrave.

    Deri më tash, nga koronavirusi në Itali kanë vdekur 79 persona, duke e bërë atë vendin e tretë në botë për numrin e viktimave pas Kinës dhe Iranit.

    Autoritetet italiane më parë kishin marrë vendim për mbylljen e shkollave vetëm në rajonet veriore, ku kishte më shumë raste, shkruan “The Guardian”, transmeton Express.

    Ndryshe, ministri italian i sportit, Vincenzo Spadafora, tha të mërkurën se qeveria ka gjasë të japë urdhër që ndeshjet e futbollit dhe ngjarjet tjera sportive të zhvillohen pa shikues.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!