Janë mbyllur ndeshjet e xhiros së 21’të në Superligën e Kosovës në futboll, duele këto që dhuruan mjaft spektakël.
Skuadra e Ballkanit edhe njëherë e tregoi vetën, pasi mposhti në Suharekë, Dritën me rezultat final në 2:0, duke mbajtur pozitën e parë e paketuar 44 pikë, shkruan Reporteri.net.
Ndërkaq, Drita nga kjo humbje qëndron në vendin e tretë, ku tashmë ka 40 pikë të grumbulluara, një më pak se Gjilani që aktualisht ka 41 pikë.
E në pozitën e fundit që lufton për mbijetesë është skuadra e Dukagjinit, e cila ka grumbulluar vetëm 9’të pikë.
Kujtojmë se sot në programin e Superligës do të zhvillohet edhe një takim nga ora 17:00, ku Prishtina e pret Ferizajn në “Fadil Vokrri”.
Ndërkaq, Reporteri më poshtë ju sjellë, luhatjet në tabelën e Superligës pas xhiros së 21’të./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.