Analisti kosovar që jeton në Amerikë, Uk Lushi, pati një reagim të ashpër ndaj kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit, duke e quajtur edhe fatkeqësi të Kosovës.
Sipas tij, Osmani po ndikon që të mos përafrohen vendimmarrësit politik, duke aluduar në Hashim Thaçin dhe Albin Kurtin, shkruan Reporteri.net.
Lushi, duke komentuar refuzimin për thirrjen e seancës për raportimin e presidentit Thaçi, tha se Osmani po bën intriga dhe taktika për politika ditore.
“Vjosa Osmani me intrigat e saj taktike të politikave ditore, me papërgjegjësinë kundrejt detyrimeve shtetërore dhe indolencën vepruese si shërbëtore e paguar e popullit vazhdon të pengoj përfarimin e vendimarrësve dhe politikanëve të Kosovës. Ajo sot ka shtyer takimin mes kryeminsitrit dhe presidentit të Kosovës. Vjosa Osmani është fatkeqësi e LDK’së. Vjosa Osmani është fatkeqësi e Kosovës. Vjosa Osmani është fatkeqësi e shqiptarëve. Por jo përgjithmonë”, shkruante Lushi.
Mirëpo, Lushit i ka reaguar publicist Veton Surroi, i cili ka thënë se Osmani është një kryetare që e ruan dinjitetin e Kuvendit të Kosovës.
“Në fakt, është një kryetare që ruan dinjitetin e Kuvendit të Kosovës”, ka komentuar Surroi në reagimin e Lushit./Reporteri.net