Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka arritur në selinë e partisë ku po mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kryesisë së LDK’së.
Mustafa ka thënë se kjo mbledhje po mbahet për t’i koordinuar punët e partisë, duke e paraqitur mbledhjen si të zakonshme.
Ai ka thënë edhe se po koordinohen me partnerin qeveritar, Lëvizjen Vetëvendosje, për të gjetur gjuhë të përbashkët për heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe.
“Nuk e di se çka do te thote presidenti. Do ta percjellim tani kur te hyjme ne zyre. Jemi mbledh qe të koordinojmë punët tona ne parti sepse kemi punë çdo dite. Jemi marrë vesh që të mblidhemi ne ora 4 kur i përfundojëë punët. Ne po bisedojmë me VV që të kordinohemi e te gjejmë një gjuhë të përbashkët që sa më shpejt të fillojë dialogu, të hiqen tarifat e te krijohet një ambient ku mund te arrijmë një marrëveshje me Serbinë për njohje reciproke”, ka thënë Mustafa, raporton T7.
Në mbledhje të kryesisë tashmë kanë arritur edhe nënkryetarët Lutfi Haziri e Agim Veliu, si dhe Avdullah Hoti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.