Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka inkurajuar gratë që të bëjnë nga gjashtë fëmijë, për të mirën e vendit, shkruan BBC – transmeton Reporteri.net.
Në një shfaqje televizive e cila promovon planin për kujdesin shëndetësor të grave, Maduro i ka udhëzuar gratë të lindin fëmijë.
Shteti i Venezuelës është duke u përballur me një krizë ekonomike e cila ka rezultuar në tkurrjen e rezervave ushqimore dhe mjekësore.
Sipas agjencisë së OKB-së për fëmijët, Unicef, nga viti 2013 deri në vitin 2018, 13% e fëmijëve venezuelas janë kequshqyer.
Lideri i opozitës, Juan Guaido, konsiderohet lideri legjitim i Venezuelës nga më shumë se 50 shtete, por presidenti Maduro, i cili ka mbështetjen e ushtrisë Venezuelase, ka ardhur në pushtet.
“Dashtë Zoti të ju bekojë me gjashtë vajza dhe djemë të vegjël”, i ka thënë Maduro një gruaje që ishte pjesëmarrëse në shfaqjen për kujdesin shëndetësor të grave.
“Çdo grua duhet të ketë gjashtë fëmijë, për të mirën e vendit”, ka shtuar ai duke theksuar se kjo është “java e gruas” pasi që më 8 Mars shënohet edhe Dita Ndërkombëtare e Gruas./Reporteri/