×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Kurti ka pritur në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Trepçës

    Reporteri
    04 Mars 2020 | 17:25

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim delegacionin e Sindikatës së Punëtorëve të Kombinatit Trepça, shoqëruar nga zëvendëskryeministri, Haki Abazi, ministrja e MEPTINIS, Rozeta Hajdari, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, këshilltarit të MEPTINIS, Getoar Mjeku, si dhe Nazmi Mikullovci, ish-drejtor i ndërmarrjes Trepça Sh. A.


    Ndërsa delegacioni Trepça Sh. A. përbëhej nga z. Gani Osmani, kryetar i Sindikatës, z. Xhevat Kaqiku, nënkryetar, si dhe anëtarët e kryesisë, Lahë Hetemi, Refik Mehmeti, Eset Meha dhe Refik Beqiri. Ishte i  pranishëm edhe z. Shyqyri Sadiku, drejtor i prodhimit në Minierën e Stan Tergut.

    Mes bashkëbiseduesve u trajtua rëndësia e kombinatit të Trepçes, rivitalizimit të prodhimit dhe mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve. Gjendja në Trepçe është e rënduar si rezultat i neglizhencës dhe keqmenaxhimit që prej pasluftës.

    Të dy palët u pajtuan se është urgjente të vazhdohet puna për gjetjen e modelit dhe zbatimin e vendimeve që fillimisht do të përmirësojnë gjendjen, me qëllim që të arrihet rentabiliteti dhe qëndrueshmëria financiare e që Trepça të bëhet kontribues i zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!