Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Furtuna Sheremetin si Këshilltare të Jashtme Politike për Çështje Juridike, shkruan Reporteri.net.
Lajmi është bërë i ditur me anë të një njoftim për medie nga Zyra e Kryeministrit.
“Sheremeti është e lindur dhe e rritur në Prishtinë, ku edhe ka përfunduar studimet për drejtësi në Universitetin e Prishtinës. Ajo ka kryer studimet Master në Kriminologji e Shkenca Penale në Universitetin e Oxfordit në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në njoftim.
Këshilltarja e re, është aktualisht në vitin e fundit të studimeve të doktoratës në Universitetin e Leuven-it në Belgjikë ku edhe është duke hulumtuar temën e adresimit dhe matjes së dëmit të shkaktuar nga krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.