×
  • Lajme
  • Botë

    Arabia Saudite pezullon përkohësisht “Umrah”, për shkak të koronavirusit

    Reporteri
    04 Mars 2020 | 18:35

    Arabia Saudite ka pezulluar shkuarjen në “Umrah”, nga frika e përhapjes së koronavirusit, pasi mund të prek qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës.


    Njoftimin e kanë dhënë zyrtarë të ministrisë së Brendshme.

    Sipas mediave të huaja, vizitat janë ndaluar edhe në xhaminë e Profetit në Medinë, njofton Anadolu Agency përcjell Klan Kosova.

    Vendimi i fundit nga Arabia Saudite vjen pasi javën e kaluar pezulloi vizat, dhe ndaloi qytetarët të hynin në Mekë dhe Medinë, dy nga qytetet më të shenjta.

    Arabia të hënën konfirmoi rastin e saj të parë të koronavirusit, pasi një qytetar i saj ishte kthyer nga Irani, kurse vendet e shenjta, të cilat tërheqin miliona vizitorë çdo vit, mund të pasojnë me përhapje të virusit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!