×
  • Sport
  • Sport

    E fyen në baza racore, sulmuesi i Portos ironizon keq: Më lejoni t’i paguaj dënimet

    Reporteri
    04 Mars 2020 | 22:27

    Moussa Marega ishte ofenduar në baza racore nga tifozët e Guimaresit javë më parë dhe dënimet për personat që bënë një gjest kaq të ulët ishte vetëm 714 euro


    Pasi ka dëgjuar për këtë lloj dënimi, Marega me ironi ka thënë se është i gatshëm që t’ia paguajë dënimet, shkruan Reporteri.net

    “Jo! Ajo shumë është e lartë. A mund të paguaj unë për ta?,” ka thënë sulmuesi pasi kuptoi për dënimin që ishte shqiptuar nga Federata e Futbollit të Portugalisë.

     Marega që tash e disa vite luan te Porto gjatë ndeshjes me Guimaresin kishte shënuar gol dhe më pas ishte fyer nga tifozët kundërshtarë.

    Ai më pas u largua nga fusha edhe pse bashkëlojtarët e tij u munduan që ta ndalnin. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!