×
  • Sport
  • Sport

    Ndryshon orari për javën e 22-të në Superligë, ja kur luhet derbi Drita-Prishtina

    Reporteri
    04 Mars 2020 | 23:47
    ????????????????????????????????????

    Kryendeshja e xhiros 22-te ne Superligen e Kosoves do të zhvillohet ditën e diel më 9 mars, me ç’rast do të përballen Drita dhe Prishtina në Gjilan.


    Ndeshjet e kësaj xhiro do të nisin ditën e shtunë me duelin ndërmjet Ferizajt dhe Trepçës ’89, ndërkohë më pas të dielën na presin dy përballje mjaftë interesante.

    Përveç dueli ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, të dielën zhvillohet edhe takimi ndërmjet Llapit dhe Gjilani që pritet të jetë po ashtu mjaftë i nxehtë.

    Elita e futbollit kosovar do të vazhdojë siparin edhe ditën e hënë, pasi që do të zhvillohen tri ndeshje të tjera.

    Ballkani do të udhëtojë drejt kryeqytetit për tu përballur me Flamurtarin, Dukagjini është nikoqir i Drenicës, ndërkohë Feronikeli e pret Vushtrrinë e dorëzuar në shtëpi.

    Por, sipas burimeve të Gazetës “Sheshi” orari për javën e 20-të në Superligë ka ndërruar.

    Të gjitha ndeshjet që ishin paraparë të zhvilloheshin nga ora 13:00, tashmë do të zhvillohet nga ora 14:00.

    Orari i xhiros së 22-të në Superligë

    E shtunë

    Ferizaj – Trepça ’89

    E diel

    Drita – Prishtina
    Llapi – Gjilani

    E hënë

    Flamurtari – Ballkani
    Dukagjini – Drenica
    Feronikeli – Vushtrria

    Pra, të gjitha ndeshjet startojnë nga ora 14:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!