×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadaj-Bujupi: Kurti po defaktorizohet, Thaçi po e merr primatin në dialog

    Reporteri
    04 Mars 2020 | 23:51

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga AAK, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se me heqjen e taksës kryeministri Albin Kurti po e defaktorizon veten dhe Qeverinë e Kosovës përballë Serbisë.


    Ajo tha se heqja e taksës, Kosovës i solli dhe një dëm tjetër, sepse iu dha mundësia Presidentit të Kosovës që të jetë udhëheqës i dialogut me Serbinë.

    “Në momentin që Albin Kurti vendosi me heqë taksën, ia dha primatin Presidentit Thaçi për me udhëheqë dialogun. Z. Kurti po ashtu me heqjen e taksës e defaktorizoi veten përpara Serbisë dhe Vuçiqit”, tha ajo në emisionin “DPT Te Fidani”.

    Ajo ka theksuar se figura e Hashim Thaçit është përçarëse dhe kjo po sjell pasojat e veta. Kadaj-Bujupi ka theksuar se Presidenti Thaçi ka nënshkruar marrëveshje të dëmshme për Kosovën në të kaluarën.

    “Figura përçarëse e Hashim Thaçit, po sjell pasojat e veta në punët e brendshme të Kosovës”, tha ajo. Deputetja tha se ka një mënyrë se si Kurti të bëhet factor, përderisa taksa nuk është hequr edhe me vendim qeveritar.

    “Unë mendoj që kryeministri Kurti mënyrën e vetme që e ka për t’u faktorizuar është që taksa të mbetet në fuqi”, tha tutje ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!