×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë aktivitetet që do të zhvillohen për 22-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

    Reporteri
    05 Mars 2020 | 8:12

    Sot shënohet 22-vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


    Sot më 5,6 dhe 7 mars do të ketë aktivitete të ndryshme të organizuara nga institucionet qendrore, lokale dhe organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.

    Kuvendi i Kosovës sot do të organizojë, me fillim nga ora 09:00, një seancë të veçantë.

    Në orën 12:00 do të bëhet parakalimi i Ushtrisë brenda Kazermës “Adem Jashari”. Një fjalë rasti do të mbajnë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendarja Vjosa Osmani, shkruan Reporteri.net.

    Më 6 mars do të bëhen vizita te Kompleksi “Adem Jashari”, pastaj në të gjitha komplekset përkujtimore në gjithë Kosovën.

    Ndërsa në orën 17.00 në Sallën e Kuqe në Prishtinë do të mbahet akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij dhe gjithë dëshmorëve, ku një fjalim do të mbajnë kryekuvendarja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryetari i shoqatave të dala nga lufta, Avni Gucati dhe do të flasë një përfaqësues i familjes Jashari, shkruan Reporteri.net.

    Më 7 mars në ora 12:00 kryekuvendarja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti do të bëjnë homazhe tek shtëpia e familjes Jashari, kurse në ora 19:00 përmbyllet Epopeja me ndezjen e flakadanëve në Prekaz dhe një program kulturor që do të mbahet në qytetin e Skenderajt. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!