×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vdes 50 vjeçarja, izolohet spitali i Korçës, frikë nga koronavirusi

    Reporteri
    05 Mars 2020 | 8:24

    Vdekja e një 50 vjeçareje në spitalin e Korçës ka rritur frikën nga coronavirusi në qytetin juglindor.


    Raportohet se gruaja vuante nga diabeti, por sot shfaqi probleme me frymëmarrjen dhe më pas ndërroi jetë.

    Simptomat e gruas ishin të ngjashme me ato të coronavirusit.

    Analizuat e gruas janë dërguar menjëherë në Tiranë, në Institutin e Shëndetit Publik, dhe pritet që nesër të bëhen publike rezultatet.

    Gjithsesi, në spitalin e Korçës stafi mjekësor ka marrë masat për të parandaluar një përhapje të mundshme të coronavirusit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!