×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Rënia heroike e Adem Jasharit, pikë kthese në historinë e Kosovës

    Reporteri
    05 Mars 2020 | 9:36

    Kryeministri Albin Kurti në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, ka thënë se rënia heroike e kryekomandantit Adem Jashari dhe familjes së tij është pike kthese në historinë e Kosovës.


    “Rënia e tyre shpërfaqi fytyrën e vërtetë të shtetit serb si asnjëherë më parë”, tha Kurti.

    Ai më tej tha se pa luftën dhe qëndresën e Jasharajve nuk do të kishte UÇK, shkruan Reporteri.net.

    Kurti tha se për Jasharajt flijimi i tyre nuk ishte diçka e jashtëzakonshme, dhe se me Jasharajt çuditen vetëm ata që nuk e dinë historinë e tyre.

    Kurti tha se 5,6, 7 Marsi janë ditë reflektimi dhe ndalemi të mendojmë ku jemi dhe për të ardhmen që na pret.

    Kurti tha se Adem Jashari asnjëherë nuk e braktisi idealin për liri dhe qëndroi me popullin e tij. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!