×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Në Tiranë shënohet 22 vjetori i Epopesë së UÇK-së, duke theksuar kontributin e grave

    Reporteri
    05 Mars 2020 | 10:51

    Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje Qendra në Shqipëri përkujtuan mëngjesin e sotëm 22-vjetorin e rezistencës heroike të Prekazit, gratë dhe burrat dëshmorë të UÇK-së e të familjes Jashari, dhe komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.


    Në kumtesë thuhet se kontributi i grave dhe vajzave shqiptare në luftërat çlirimtare ka qenë i gjithanshëm dhe i pazëvendësueshëm, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i plotë:

    Në Tiranë shënohet 22 vjetori i Epopesë së UÇK-së, duke theksuar kontributin e grave

    Aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri përkujtuan mëngjesin e sotëm 22-vjetorin e rezistencës heroike të Prekazit, gratë dhe burrat dëshmorë të UÇK-së e të familjes Jashari, dhe komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.

    Më 5 mars 1998, familja Jashari u rrethua nga forcat të shumta serbe të armatosura me artileri të rëndë. Prekazi e Drenica ishin rrethuar nga mijëra ushtarë serbë, por hasën në rezistencën çlirimtare të familjes Jashari dhe të luftëtarëve të UÇK-së. Pas një qëndrese heroike në një përballje të pabarabartë, gati të gjithë anëtarët e familjes Jashari ranë dëshmorë. Sakrifica e tyre sublime mobilizoi me mijëra të tjerë t’i bashkohen UÇK-së në luftën për liri.

    Kontributi i grave dhe vajzave shqiptare në luftrat çlirimtare ka qenë i gjithanshëm dhe i pazëvendësueshëm. Ato nuk kanë qenë vetëm mbështetëse të luftëtarëve burra. Gratë e vajzat kanë luftuar në front dhe kanë rënë dëshmore për lirinë e mëmëdheut. Sot kujtojmë me nderim të thellë gratë dhe vajzat e familjes Jashari dhe dhjetra dëshmore të UÇK-së, që dhanë jetën për çlirim e për bashkim. Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri vendosën sot në krah të monumentit të Komandatit Adem Jashari në Tiranë disa prej emrave të grave dhe vajzave të familjes Jashari që ranë dëshmore, nga mosha 7 vjeçare deri në moshën 74 vjeçare, në Prekaz 22 vite më parë:

    Blerina H. Jashari 21.11.1991 – 07.03.1998
    Igballe Jashari 13.03.1987 – 06.03.1998
    Lirije H Jashari 13.10.1983 – 07.03.1998
    Valdete R Jashari 27.07.1983 – 07.03.1998
    Afete H Jashari 15.06.1981 – 07.03.1998
    Selvete H Jashari 28.01.1977 – 07.03.1998
    Fatime Sadik Jashari 26.04.1970 – 07.03.1998
    Elfije Sadik Jashari 28.02.1963 – 07.03.1998
    Adile B Jashari 10.03.1959 – 05.03.1998
    Feride R Jashari 08.05.1954 – 07.03.1998
    Zarife B Jashari 20.04.1950 – 05.03.1998
    Sala Sh Jashari 10.06.1943 – 07.03.1998
    Zahide Sh Jashari 18.02.1924 – 07.03.1998

    Lavdi grave dhe vajzave dëshmore të UÇK-së! Lavdi familjes Jashari dhe komandantit Adem Jashari! Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!

    https://www.facebook.com/LVVShqiperi/posts/505336777074445?__xts__%5B0%5D=68.ARA_p9DmewFkPo6Dt8-wobegaVFH8u5XWqu7yD8z-35DTMiGQH0CyKw6PM5C5lCtw2JCtYVQVeYNbDiU3gwhQc5EghLqIE5p-7QIXPXDxQ05lxV5jDnVZ8pSb056ho-Z0QUmYTvTcAq11rzBEyFBdx6Hvd-q3x-FemmWEDbvh-WPJ12cbHRhWnf6_ngo0ZY3m3nbRPcFOTAzE0VyRBeik4s4L9AcMzxR76t93dioysMR_TW_zvSxBme-8o1TspFgpwNrkeqORk1ZK3hXJOpGrRgewtjRcFw5KA1m0NeI4N7QegDBg7x0cE9n7t2qOaMCJJOxOcYfJ-4p76BAMSez2I4&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!