Tetë policë të Los Angelesit do të përballen me një hetim disiplinor pasi, sic thuhet, kanë shpërndarë fotot e tmerrshme nga vendi i rrëzimit të helikopterit ku humben jetën Kobe Bryant, vajza e tij 13 vjecare dhe shtatë persona të tjerë.
Departamenti po heton pretendimet se efektivët I kanë shpërndarë fotot tek persona jashtë hetimit. Sipas kreut të policisë së kontesë së Los Angelesit, Alex Villanueva, të gjitha fotot që zotëronin policët në fjalë, janë fshirë.
Sherifi tha se ndihej I shokuar nga episodi, e madje dhe I “tradhëtuar” nga njerëzit që duhet ta kishin mbrojtur këtë informacion. Lajmi se imazhe të vendit të ngjarjes mund të ishin shpërndarë nga personat që iu përgjigjën të parët emergjencës, e dërrmuan krejtësisht të shoqen e basketbollistit, Vanessa Bryant.
Incidenti u raportua për herë të parë nga ‘Los Angeles Time’ dhe avokatët e të afërmve të viktimave kanë kërkuar hetim të brendshëm për agjentët e përfshirë dhe dënim për ta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.