×
  • Lajme
  • Botë

    Vdekja e parë nga koronavirusi në Zvicër

    Reporteri
    05 Mars 2020 | 11:09

    Vdekja e parë nga virusi korona është regjistruar të mërkurën mbrëma në Zvicër.


    Kjo ka ndodhur në Kantonin Vaud, në perëndim të Zvicrës, përcjell albinfo.ch.

    Gruaja 74-vjeçare ka ndërruar jetë të mërkurën në mbrëmje, njoftuan sot autoritetet zvicerane.

    Ajo ishte shtruar në spitalin e Lozanës, derisa detajet e tjera do të jepen sot gjatë ditës në një konferencë për media.

    Gruaja, e cila kishte edhe sëmundje kronike dhe kështu konsiderohej me rrezik të lartë, kishte qenë paciente në Spitalin Universitar të Lausanne (CHUV) që nga e marta.

    Autoritetet kantonale thanë se më shumë informacion do të jepen në një konferencë për shtyp këtë pasdite.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!