×
  • Lajme
  • Botë

    Konfirmohet rasti i dytë me koronavirus në Serbi

    Reporteri
    05 Mars 2020 | 11:40

    “Mbrëmë kemi bërë testet e para dhe kemi konstatuar se edhe fëmija e të infektuarit nga Banja Lluka është infektuar me koronavirus”, ka deklaruar Alen Sheraniq, ministri i shëndetësisë së Serbisë.


    Sheraniq ka thënë në konferencë për shtyp se fëmija i infektuar nga koronavirusi është nxënës i shkollës fillore “Branko Qopiq”.

    “Bëhet fjalë për personin e moshës mesatare i cili është kthyer nga Italia ku ka punuar. Ai është izoluar në QKU dhe gjendja e tij është stabile. Fëmija e tij, i cili gjithashtu është infektuar me këtë virus, është nxënës i klasës së tetë të shkollës fillore “Branko Qopiq”, ka theksuar Sheraniq.

    Ai ka thënë se shkalla e shërimit nga koronavirusi është shumë i madh.

    Kryetari i komunës së Banja Llukës Igor Radojiçiq ka thënë se në shkollë, nxënësi i të cilës është fëmija e infektuar, do të ndërpritet mësimi deri të hënën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!