Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit thotë se paketa anti-KÇK është fytyra e qeverisë së tij.
“ Është e vërtetë paketa anti KCK është fytyra e qeverisë sonë, 100%. Nga ana tjetër ju siguroj se shqiptarët nuk pyesin për syzet e diellit pa ditë me shi të asaj vajzës, por pyesin çdo ditë e më shumë për shiun e lotëve të shumëkujt që ka një zë në publik përfshirë edhe juve, për ata që ua kanë fshirë diellin nga sytë, viktima të krimit të organizuar”
Ai tha se qeveria e tij i shpallë luftë krimit.
“Paketa anti-KÇK është për prindërit që kanë parë vajzat e përdhunuara. Për ata që u kanë fshirë diellin nga sytë të mijëra vajzave të trafikuara në rrugët e Evropës. I kanë fshirë diellin nga sytë mijëra prindërve që i shikojnë fëmijët të droguar. I kanë fshirë diellin nga sytë shumë jetimeve që kanë mbetur pa baballarë që ja kanë vrarë këta,” deklaroi ndër të tjera kryeministri Edi Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.