Në ditët e sotme, çiftet shqiptare shpenzojnë shuma të mëdha parash për organizimin e dasmës së tyre, mirëpo dikur mungesa e parave për të paguar familjen e nuses mund të kushtonte me beqari të përjetshme.
I tillë është rasti i 90 vjeçarit nga Kovaqica e Mitrovicës i cili nuk është martuar asnjëherë. Ai në një rrëfim për T7, fajëson familjen e tij për faktin që ka mbetur beqar deri në fund të jetës, shkruan Reporteri.net.
“Atëherë kanë lypë pare, pare nuk kemi pasë e kemi mbetë”, thotë ai.
Rexhepi rrëfen se ai është i vetmi nga familja që ka mbetur pa martuar, ndërkohë që nuk e mohon faktin se një kohë ka pasur simpati për dikënd, mirëpo bashkimi me të ka qenë i pamundur.
Sipas Rexhepit, ndonëse kanë jetuar në kushte të vështira financiare, familja asnjëherë nuk janë interesuar që t’ia sigurojnë paratë për t’u martuar.
Pengu më i madh Rexhepit megjithatë i ka mbetur pamundësia që ta shijojë ndjenjën e të qenit prind.
Rexhepi, për të cilin tani kujdeset guraja e vëllait me fëmijët e saj, asnjëherë nuk e ka humbur dëshirën dhe vullnetin për jetë. Ai vazhdon ta dojë jetën deri në frymën e fundit./Reporteri.net
Më poshtë ndiqeni rrëfimin e tij:
https://www.facebook.com/GazetaExpress/videos/2151385648480627/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.