×
  • Lajme
  • Botë

    Tenton ta grabitë me armë, por tjetri i nxjerr pistoletën

    Reporteri
    05 Mars 2020 | 13:08

    Një person me motor ka tentuar të grabitë me një çift, ndërsa këta të fundit ishin duke ecur në trotuar.


    Autori ndalon motorin dhe i drejton armën çiftit dhe i merr portofolin. Burri ngre duart lart dhe i jep gjithçka kishte.

    Grabitësi lë motorin, zmbrapset dhe mban të drejtuar armën drejt çiftit, por një moment e humbet vigjelencën dhe është viktima i kësaj grabitjeje ai që nxjerr pistoletën dhe shtie në drejtim të autorit, i cili tenton të largohet me vrap.

    Nuk dihet nëse autori është plagosur apo ka mbetur i vdekur nga të shtënat, por çifti arrti t’i shpëtonte grabitjes dhe me shumë mundësi edhe plumbave të autorit.

    E gjithë ngjarja ka ndodhur në Curitiba, kryeqytetin e jugut të Brazilit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!