Janë dy personalitete që mund ta pasojnë Vlora Çitakun në pozitën e Ambasadorit të Kosovës në SHBA.
Klan Kosova mëson se beteja është duke u zhvilluar në mes të Skënder Hysenit të LDK-së dhe publicistit, Veton Surroi.
Hyseni është pjesë e LDK-së, ndërsa ka ushtruar funksionin e ministrit të Jashtëm dhe më pas edhe të Brendshëm në Qeverinë e Kosovës.
Ndërsa Surroi është i njohur për pjesëmarrjen e tij në procesin e Rambujesë dhe të Vjenës, kurse me politikë aktivisht nuk është marrë prej kur partia e tij “ORA” më 2007 nuk kishte arritur ta kalonte pragun zgjedhor për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.