×
  • Lajme
  • Lajme

    Borrel: BE-ja lehtësues në dialog, Amerika dhe të tjerët janë të mirëseardhur

    Reporteri
    05 Mars 2020 | 15:54

    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, i pyetur për angazhimin e Amerikës për të zgjidhur problemin shumëvjeçar midis Kosovës dhe Serbisë dhe faktin se a po e humb BE-ja ndikimin në rajon ka thënë se Bashkimi Evropian në rolin e tij si lehtësues i negociatave mirëpret angazhimin e SHBA-ve në këtë proces si dhe të gjitha shteteve të tjera anëtare.


    Borrel në një intervistë për gazetën korate Jutarnji list ka thënë se rajoni i Ballkanit Perëndimor mbetet prioritet për Bashkimin Evropian, transmeton Reporteri.net.

    “Siç e thashë gjatë vizitës sime në janar në Kosovë dhe Serbi, zona e Ballkanit Perëndimor mbetet prioritet për Bashkimin Evropian dhe për mua personalisht. Unë jam i përkushtuar të mbështes avancimin në dialogun e lehtësuar nga BE, në rolin tim si lehtësues. Për të ndihmuar në rritjen e këtij angazhimi, vendosa të caktoj një Përfaqësues Special për Dialogun dhe Ballkanin Perëndimor”, është shprehur ai.

    Borrell tutje ka thënë se po vazhdojë të punojnë me të gjithë partnerët dhe se kërkohet përpjekje e të gjithëve për të arritur të realizohet qëllimi i përbashkët.

    “Cilido angazhim  në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE  dhe shtetet anëtare, si dhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë, është natyrisht i mirëseardhur. Ne punojmë me të gjithë partnerët, situata vazhdon të kërkojë përpjekjet e të gjithë atyre që duan të arrijnë të njëjtin qëllim, domethënë prosperitetin e njerëzve në vendet në fjalë, si dhe perspektivën e tyre evropiane”, është shprehur ndër të tjera Borrel.  /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!