Oborri qendror i Xhamisë së Madhe të Mekës u mbyll plotësisht të enjten ndërsa punëtorët e dezinfektuan atë në një përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Fotografitë dhe videot treguan zonën përreth Qabes – vendi më i shenjtë për myslimanët, plotësisht i zbrazët përpos pastruesve, skena këto që nuk ishin parë më parë, transmeton Reporteri.net.
Kjo vjen pasi Arabia Saudite ndaloi qytetarët e saj të bënin pelegrinazh, pasi tashmë i kanë ndaluar të huajt që të vijnë në mes të frikës për përhapjen e virusit.
Oborri i xhamisë është më i ngarkuari gjatë kohës së Haxhit – i cili këtë vit i bie në mes të korrikut dhe gushtit – por mbetet i zënë gjatë gjithë vitit, që do të thotë se pothuajse asnjëherë nuk është bosh.
Arabia Saudite deri më tani ka konfirmuar pesë raste të koronavirusit, të gjitha në qytetarët që ishin kthyer kohët e fundit nga Irani. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.