×
  • Sport
  • Sport

    Flet për herë të parë nëna e Ronaldos pasi pësoi një sulm në tru

    Reporteri
    05 Mars 2020 | 17:56

    Maria Dolores, nëna e yllit portugez Kristiano Ronaldo, ka njoftuar në Instagram se është në gjendje të mirë shëndetsore tashmë, ndërkohë ka falenderuar stafin mjeksor dhe të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe.


    Ajo u shtrua me urgjencë në spital para disa ditësh për shkak të një goditje në tru, ndërsa më parë ishte vetë sulmuesi i Juventusit që konfirmoi se nëna e tij ishte mirë tashmë.

    “Të dashurit e mi kudo që jeni, ky nuk është një mesazh i zakonshëm për mua, por po ju shkruaj t’ju them se po e marr veten (kam filluar tashmë të ankohem për qëndrimin e gjatë në shtrat).

    Në pak ditë do i rikthehem rutinës time, dashtë zoti. Gjithçka ishte vetëm një trembje. E vetdijshme për atë që më ndodhi dhe plotësisht e bindur që isha me fat, dua të falenderoj mjekët dhe ju për mesazhet e shumta që më keni dërguar.

    Dolores do të rikthehet së shpejti dhe dua t’iu falenderoj për mirëkuptimin që keni treguar,” shkroi Dolores

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!