×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkrihen së qeshuri bashkë Presidenti dhe Kryetarja e Kuvendit

    Reporteri
    05 Mars 2020 | 18:39

    Manifestimet për nder të Epopesë së UÇK-së, kanë bërë bashkë liderët e Kosovës, ministra e deputetë. 


    Parakalimi i ushtrisë së Kosovës në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, u përcoll me shumë momente interesante.

    Megjithatë, tërë vëmendje u zhvendos tek presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani, të cilët harruan tensionet që tërë këto javë kishin mes vete dhe u shfaqën të buzëqeshur përkrah njëri-tjetrit, shkruan Reporteri.net.

    Megjithatë, një moment i shkrepur në fotografi ka marrë vëmendjen e tërë ngjarjes. Në një nga fotot e publikuara nga ky manifestim, shihen pothuajse të gjithë pjesëmarrësit duke buzëqeshur.

    Presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, ish-presidentja Jahjaga, ministra, e deputetë shihen duke shijuar këtë moment.

    Por ajo që është më interesante është është pamja e kryekuvendares Osmani teksa buzëqeshë dhe presidentit Thaçi që e shikon atë.

    Kjo zgjon kureshtje duke ditur se qysh kur erdhi në krye të Kuvendit, Osmani nga zyra e saj zhvendosi fotografinë e Thaçit duke e zëvendësuar me atë të Rugovës.

    Ky mbase mund të mbetet një nga momentet e rralla në histori kur liderët aktualë politikë i shohim kaq të lumtur dhe të buzëqeshur pranë njëri tjetrit. /Reporteri.net

     

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!