Një i moshuar me gjendje jo të mirë shëndetësore është bërë personi i pari që humbi jetën si pasojë e koronavirusit në Britaninë e Madhe.
Lajmi është bërë i ditur nga një deklaratë e lëshuar nga Royal Berkshire thonë njoftojnë disa burime, shkruan The Telegraph – transmeton Reporteri.net.
“Pacienti edhe më parë ka qenë nën përkujdesje mjekësore, por së fundmi ai rezultoi pozitiv edhe në testet për koronavirus”, thuhet në deklaratë.
Nuk është ende e ditur nëse shkaktari i vdekjes ka qenë koronavirus.
Deri më tash 115 persona në Britani të Madhe janë infektuar me virusin vdekjeprurës i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, për tu shpërndarë më pas në gjithë globin./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.