×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti emëron Nora Kelmendin këshilltare politike

    Reporteri
    05 Mars 2020 | 20:11

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Nora Kelmendin këshilltare Politike për koordinimin e të drejtave pronësore.


    Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Nora Kelmendi ka lindur në Pejë dhe është rritur në Prishtinë ku edhe ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik, ndërsa studimet e magjistraturës i ka vazhduar në Maqedoni në drejtimin e menaxhmentit të përgjithshëm, shkruan Reporteri.net.

    “Ajo ka ndërtuar një karrierë të bujshme në fushën e konsulencës, biznesit si dhe menaxhimit në përgjithësi. Ka punuar në shumë organizata ndërkombëtare dhe vendore si dhe në Komunën e Prishtinës, ku ka ushtruar pozitën e drejtoreshës së Drejtorisë së Kadastrit për 5 vjet me radhë. Puna e saj në këtë drejtori e ka bërë edhe më të vendosur e më të fortë në luftimin e korrupsionit në çdo nivel të shoqërisë”, thuhet në njoftim./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!