×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Reka: Amerika në plot raste ka pasur kërkesa të dëmshme për interesat e shqiptarëve të Kosovës

    Reporteri
    05 Mars 2020 | 20:45

    Ministri i Integrimeve Evropiane në Kosovë, Blerim Reka ka rrëfyer disa momente në histori ku sipas tij qëndrimi i ShBA-ve nuk ka qenë i duhuri.


    Reka në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë”, ka mohuar se qeveria Kurti po i prish marrëdhëniet e Kosovës me ShBA.

    Megjithatë, sipas tij, nëpër momente të ndryshme të historisë, zyrtarë të ShBA-së kanë dhënë deklarata dhe qëndrime që mund të konsiderohen të gabueshme.Në rastin e parë sipas Rekës hyn momenti kur në vititn 1991, James Baker, ish-Sekretari Amerikan i Shtetit kishte thënë se e përkrah sovranitetin e Jugosllavisë, e cila më vonë u shpërbë.

    Ai shtoi se në vitet e 90-ta nga ShBA-të e kishin këshilluar ish-Presidentin Ibrahim Rugova që të përfshihej në zgjedhjet në Parlamentin e Serbisë.

    Reka rrëfeu edhe për rastin kur një përfaqësues special për Ballkanin nga ShBA e kishte quajtur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, organizatë terroriste.

    Ai kujtoi edhe diplomatin e ndjerë amerikan, Christopher Hill që sipas Rekës e kishte përkrahur autonominë e Kosovës brenda Serbisë. /KALLXO.com 

    Intervistën e plotë të Rekës e gjeni në videon e mëposhtme:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!