Bekim Jashari, djali i Hamëz Jasharit, ka zbuluar se si në kohë lufte, familja Jashari kanë përdorur pseudonime për Adem dhe Hamëz Jasharin.
“Jemi munduar gjithmonë të përdorim pseudonime, kur ka qenë në pyetje si për armatim, si për njerëz. Ne kemi pasur pseudonim edhe për Hamëzën, edhe për Ademin”, ka treguar Bekim Jashari në Rtv Dukagjini.
“Babushin e kemi quajtur ‘Dyl Mehmeti’, sepse e ka luajtuar rolin e dramës. Është marrë edhe me aktrim, edhe me këndim”, ka thënë ai.
“Kurse axhën Adem e kemi quajtur ‘Syla’. Për shkak të fizionomisë dhe mustaqeve të mëdhaja, do të thotë të Sylejman Vokshit’’, ka bërë të ditur Jashari.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.