×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovari me firmën e tij të ndërtimit në Gjermani po ndihmon edhe prodhuesit në Kosovë

    Reporteri
    05 Mars 2020 | 21:40

    Që nga themelimi i kompanisë “Fati Gmbh“ janë realizuar me sukses projekte të shumta për klientë nga degë të ndryshme të industrisë atje.


    Punojnë ekskluzivisht me produkte cilësore nga prodhuesit e zgjedhur, përfshirë sistemet e murit, dyshemesë, tavanit, ndriçimit dhe dyerve të të gjitha llojeve.

    Ajo çka vlen te theksohet është se Bali Baliu në projektet e tij, ka përfshirë edhe disa kompani vendore të Kosovës me të cilat bashkëpunon që një kohë të gjatë, shkruan Reporteri.net.

    Qëllimi, ka treguar Baliu në emisionin “Rrëfim Suksesi“, ka qenë mundësia e eksportit të produkteve kosovare në tregun gjerman dhe njëkohësisht të tregoj edhe kualitetin e lartë të prodhimeve vendore për tregun atje.

    Në bashkëpunim me partnerë të besueshëm dhe të qëndrueshëm, ata tashmë kane implementuar një numër të madh projektesh.

    Përkundër sukseseve të shumta në Diaspore, kjo ndërmarrje shumë shpejt do të jetë me një zyre projektuese edhe në Prishtinë.

    Kompania e kosovarit Bali Baliu sot numëron më shumë se 150 punëtorë në mbare Europën, duke filluar nga arkitektë, inxhinierë, financierë e deri tek punëtorët e terrenit…ku shumica nga ta janë shqiptarë.

    Rrëfim Suksesi” është emisioni që ka në fokus ka historitë e shqiptarëve të suksesshëm në Diasporë. Emisioni transmetohet çdo të shtunë në RTV Dukagjini dhe online në “Reporteri”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!