“Mirëpo, revista nuk i dallon autorët në punimet që i publikon”, shkruan në vazhdim.
Sipas Statutit të UP-së, kandidatët për profesor të asocuar duhet të kenë së paku tri punime shkencore, ose si autorë, ose korrespodentë.
“Po e shpjegoj edhe një herë se i plotësoj të gjitha kriteret ligjore për avancim bazuar në rregullore dhe në Statutin e Universitetit të Prishtinës. Kam 3 punime të indeksuara në revista kredibile të indeksuara në platformat e aprovuara nga Senati i UP. Në dy punimet jam autore e parë ndërsa në të tretin jam autore korrespodente”, shkruan Bajrami.
Ajo më tutje ka folur për “kërkesat e presionet për tërheqjen nga ky konkurs”.
“Në forma zyrtare e jozyrtare kam pasur ‘kërkesa’ të tërhiqem nga konkursi. Këto kërkesa më shumë i kam parë si formë shantazhi dhe kam vendosur të mos i përfilli. Kam pasur edhe fjalë prej njerëzve që s’kanë asnjë pozitë në UP dhe në institucione se mund të rihapin konkursin brenda vitit. Edhe këto fjalë i kam kuptuar si formë shantazhi. Me lehtësi dhe vendosmëri i kam anashkaluar”, shkruan ajo./Reporteri/