IKSHPK ka thënë se po bën kontrolle të vazhdueshme në Aeroportin e Prishtinës si dhe në pikat kufitare. Po ashtu ka thënë se sot ka testuar të gjithë udhëtarët e ardhur nga Verona e Italisë, dhe te asnjëri s’janë gjetur shenja të kësaj sëmundjeje.
Në fund, IKSHPK-ja ka dhënë disa rekomandime për t’iu shmangur rreziqeve për infektim me koronavirus:
Të gjithë udhëtarët janë rekomanduar:
1. Të qëndrojnë në shtëpitë e veta:
2. Të evitojnë kontaktet e afërta me persona;
3. Të evitojnë përshëndetjen me shtrëngimin e duarve;
4. Të mbajnë higjienën personale dhe larjen e duarve;
5. Në rast të shfaqjes së temperaturës, kollitjes apo vështirësive në frymëmarrje duhet të paraqiten te mjeku familjar me historikun e udhëtimit.