×
  • Lajme
  • Botë

    Ish-mbreti i Spanjës hetohet nga prokuroria zvicerane për korrupsion

    Reporteri
    05 Mars 2020 | 23:43

    Sipas një hetimi të nisur nga prokuroria zviceriane, ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos akuzohet sa ka marrë 100 milionë euro komision nga tenderi i projektit të trenit të shpejtë Mekë-Medine, që u fitua nga konsorciumi spanjoll në vitin 2012.


    Sipas burimeve hetimore, Carlos i ka dhuruar mikeshës së tij, Corinna zu-Sayn-Wittgenstein-in, 65 milionë euro nga ky komision.

    Kjo shumë është depozituar në një llogari bankare të Zvicrës nëpërmjet një fondacioni panamez.

    “Corinna është kujdesur për mbretin Carlos, gjatë kohës që ky ishte i sëmurë”, tha avokati i zu-Sayn-Wittgenstein-in, Robin Rathmell, duke mbrojtur idenë e tij se paratë në fjalë janë një dhuratë e bërë nga mbreti në shenjë mirënjohjeje.

    Media spanjolle bëri të ditur se Prokuroria spanjolle Antikorrupsion po zhvillon dy hetime lidhur me pretendimet e Zvicrës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!