×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkolla fillore në Gllaviqicë të Pejës me mungesë të arsimtarit të historisë

    Reporteri
    06 Mars 2020 | 8:44

    Shkolla fillore “Zef Serembe”, e fshatit Gllaviqicë e komunës së Pejës, ka një kohë që është me mungesë të arsimtarit të lëndës së historisë.


    Që nga shkuarja e arsimtarit në pushim pa pagesë për 1 vit, atë po e zëvendëson kolegu i tij, Hasan Shala.

    Lajmin e ka bërë të ditur në programin e mëngjesit të RTV Dukagjini, drejtori i kësaj shkolle, Beqir Sadiku, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se tashmë janë bërë një vit që arsimtari ka shkuar në pushim pa pagesë, por ai nuk është kthyer ende, ndonëse ka njoftuar vazhdimisht se do kthehet. Por sipas tij, ka vetëm zvarritje e cila po i dëmton edhe nxënësit e kësaj shkolle.

    Orët e mbetura të këtij gjysmëvjetori, do vazhdojë t’i mbajë arsimtari Hasan Shala, ndërsa Sadiku po ashtu ka njoftuar se që nga fillimi i vitit të ri shkollor 2020/2021, shkolla “Zef Serembe”, do dalë në objekt të ri në fshatin Leshan, ku edhe do bashkohen klasët shkaku i numrit të vogël të nxënësve.

    Pas kësaj, nuk do të ketë më nevojë që të ketë një arsimtar më shumë në lëndën e historisë./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!