Policia e Kosovës është duke kryer bastisje në Telekomin e Kosovës.
Menduh Abazi, zëdhënës në Telekomin e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me bastisjen në Telekom duke thënë se bëhet fjalë për një kallëzim penal që vetë ata e kishin inicuar ndaj një kompanie me pronar maqedonas në lidhje me dyshimet për mashtrim, shkruan Reporteri.net.
“Telekomi i Kosovës ka iniciuar një kallëzim penal për një dyshim për mashtrim që ka ndodhur muaj më parë. Menjëherë kemi njoftuar organet kompetente dhe hetimet kanë filluar muaj më parë. Sot policia ka kryer pjesën e saj të punës, ka ardhë dhe ka marrë informacionet e nevojshme”, ka thënë ai.
Abazi ka thënë se personi i dyshuar është nga Maqedonia dhe tashmë është arrestuar nga Policia e Kosovës, gjersa dëmi që dyshohet se i ka shkatuar kompanisë është 100 mijë euro.
“Është hera e parë që ne po e iniciojmë rastin dhe është për të ardhur mirë që kaq shpejtë ka ndodhë bastisja. Ne kemi qenë vetë inicues dhe bashkëpunues. Dyshimi për mashtrim është mbi 100 mijë euro. Rasti është inicuar në fund të viti të kaluar. Personi i dyshuar është i Maqedonisë. Rasti siç e kam lexuar është nga Maqedonia dhe është arrestuar në Ferizaj”, ka thënë ai. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.