×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi autorizon ministrin e Financave për lidhjen e dy marrëveshjeve të reja me BE-në

    Reporteri
    06 Mars 2020 | 11:56

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot e ka autorizuar Ministrin e Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimin, për nënshkrimin e dy marrëveshjeve të reja në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.


    Marrëveshja e parë është për pjesëmarrje në programin e BE-së “Customs 2020”, kurse e dyta për pjesëmarrje në programin e BE-së “Fiscalis 2020”, shkruan Telegrafi.

    Në dy këto autorizime, ministri Bislimi autorizohet nga presidenti Thaçi, t’i kryejë veprimet e ndërlidhura për lidhjen e këtyre dy marrëveshjeve të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

    Këto autorizime janë bërë në përputhje me funksionin kushtetues të presidentit Thaçi si udhëheqës i politikës së jashtme, në mbështetje të nenit 84 të Kushtetutës së Kosovës, nenit 6 të Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës, nenit 7 të Ligjit për Marrëveshjet Ndërkombëtare, si dhe duke marrë parasysh kërkesën e Qeverisë së Kosovës, përkatësisht vendimet nr. 02/04 dhe 03/04 të datës 28 shkurt 2020.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!